Teoricientë e konspiracioneve kanë pohuar se Greta Thunberg është një udhëtare kohe, e dërguar nga e ardhmja për të na shpëtuar. Një teori e tillë filloi të diskutohej pas publikimit të një fotoje të vjetër, e shkrepur 121 vite më parë, ku duket një vajzë Me pamje shumë të ngjashme me atë të aktivistes suedeze.
Në rrjete sociale shumë persona shpërndanë foton që tregon tre fëmijë duke nxjerrë ujë nga një pus në territorin e Yukon në Kanada, në vitin 1898. Fotografia u zbulua në arkivat e fotografive të Universitetit të Uashingtonit dhe përdoruesit e mediave sociale u treguan të shpejtë për ta shpërndarë.
Kaq ka mjaftuar dhe tashme kudo po qarkullon teoria se Thunberg është dërguar për të ndaluar ndryshimet e klimës.