Shkodra është tashmë qarku i radhës ku është
konfirmuar gripi i shpendëve. Lajmi është
konfirmuar prefektja e qarkut Shkodèr Majlinda
Angoni.
Kjo e fundit bëri me dije se rasti është zbuluar
në një fermë private, teksa kanë rezultuar
pozitiv me sëmundjen 70 krerë pula dhe janë
groposur.
Për këtë, u zhvillua një takim për marrjen e masave për kontrollin e sëmundjes së shpendëve. Angoni shtoi se të shtunën dhe të dielën do të kenë kontrolle të shtuara në tregje.
Angoni tha se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi ku do gruposen shpendët nëse ka raste të tjera.