Historiani Arben Llalla ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku flet për disa ushtarë himariotë të stërvitur nga Agimi i Artë në Greqi, të cilët kanë mbërritur në Himarë dhe kërcënojnë me armë dhe shkruajnë shkrime provokative kundër shqiptarëve.
Ai ka publikuar edhe fotot e tyre si dhe ka thënë se këta të rinj janë identifikuar, ndërsa nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, duke qenë se policia nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.
Historiani shkruan në rrjetet sociale:
“Himariotë të stërvitur nga Agimi i Artë kanë ardhur në Himarë dhe po provokojnë situatën. Në foto është njeri prej tyre i identifikuar tashmë ku me kallash bredh nëpër periferinë e Himarës dhe shkruan shkrime provokative ndaj shqiptarëve”.