Një i ri 32-vjeçar prej tre ditësh ka humbur kontaktet me familjen e tij, në Laç ndërsa familja ka berë denoncimin në polici për të rënë në gjurmët e tij. Mësohet se 32-vjeçari ishte banori lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit. I ati i Edlirit, Gjergj Bardhoshi ka thënë se kane humbur kontaktet me Edlirin këtë të dielë rreth orës 11.00, ndërsa ka lënë në shtëpi telefonin, kartën e identitetit dhe sendet e tjera përsonale.
Siç rrëfen i ati, 32vjeçari ka qenë në punë së bashku me babain e tij pastaj ai ka shkuar të ndjekë meshën në Kishën e Shën Mëhillit rreth 500 metra larg shtëpise, pasi sic tregojnë prinderit e tij Edliri beson shumë në Zot.
Babai i 32-vjeçarit bën një apel për ndihmë, për këdo që mund të dijë gjë rreth vendodhjes së djalit të tyre , duke vënë në dispozicion edhe një numër telefoni për këdo që mund ta ndihmojë për ta gjetur. 0692351734- Gjergj Bardhoshi.