Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes me mbajtësen anësore, ka humbur jetën 35 vjeçari Visar Meshi i cili ishte pasagjer në automjet.
Të plagosur mbetën Ensid Hasanllari 34 vjeç dhe Erenik Cakraj 32 vjeç , njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.
Njëri raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me të qëndrueshme. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas kqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar edhe përplasjen e makinës me mbajësen anësore të rrugës.