Pas një zjarri të rënë në një apartament në kryeqytet, një 60-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identikuar Lulëzim Canaj, i cili ishte invalid dhe jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se Lulëzim Canaj, kishte konsumuar alkool dhe se zjarri mund të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.
Banorët e pallatit, kanë dëshmuar se kishin dëgjuar zhurma rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe ishin larguar të frikësuar nga banesat e tyre. Sipas tyre, Canaj konsumonte shpesh pije alkoolike edhe pse vuante disa sëmundje.