Është përcjellë në banesën e fundit regjisori dhe aktori i mirënjohur shqiptar Piro Mani. Ai do të prehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kaloi vitet e fundit të jetës bashkë me familjen e tij dhe bashkëshorten, aktoren e njohur Pavlina Mani.
Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm familjarë të afërt por edhe pak miq të familjes Mani, për shkak të masave të pandemisë. Fjala e lamtumirës për të ndjerin, është mbajtur nga i mirënjohuri Pëllumb Kulla.