Sipas burimeve policore Fred Pëllumbi është autori i dyshuar i vrasjes së 54- vjeçarit Prendush Fushaj në afërsi të ish- Artistikes në Shkodër. Mësohet se dy personat që kanë qenë në konflikt prej kohësh, kanë qenë fqinj pikërisht në mjediset e ish- ndërmarrjes shtetërore, e cila është kthyer në strehë për disa familje. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor menjeherë pas është mësuar akti i rëndë. Mësohet se autori i dyshuar njihej si person problematik, madje është plagosur kohë më parë me thikë. Para disa kohëve Pëllumbi është kthyer nga Gjermania.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ka akuzuar Pëllumbin se i ka vjedhur para. Madje, e ka paditur edhe në polici, por unifromat blu e kanë lënë të lirë. Sot vrasësi ka shkuar në shëpinë e Fushajt dhe pas një debati, e ka goditur me thikë- si pasojë ka gjetur vdekjen. Viktima njihet si aktivist politik i PS-së në fushatën e 2013- ës.
Ndërkohë, sipas fqinjëve viktima është personi që shikoni në foton poshtë. Pritet që Policia e Shkodër të japë më shumë detaje për ngjarjen e rëndë. /ShkodraWeb/