Ndërkohë që qyteti spanjoll i Barcelonës vijon të jetë në gjendje emergjence, policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Furgoni i cili u përdor sot për sulmin vdekjeprurës në zonën turistike “La Ramblas”, u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir. Oukabir, raportojnë autoritetet, e mori me qira furgonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada. Televizioni kombëtar spanjoll TVE thotë se ende nuk është plotësisht e sigurtë nëse ky është autori. Vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin “Katalunja” në Barcelonë.
Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre. Policia e ka përshkruar incidentin në Twitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.