Prej muajsh tashmë po flitet për një marrëdhënie të vështirë përtej politikës në mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Çifti i njohur i politikës shqiptare këto 30 vite, është në prag divorci apo kanë përfunduar procedurat e zgjidhjes së martesës.
Ndërkohë, Ilir Meta vijon të jetë mjaft aktiv me vizita, ture e takime në zona të ndryshme të vendit, duke qenë mjaft aktiv edhe në rrjetet e tij sociale. Monika Kryemadhi, është më pak aktive, duke mbajtur këto kohë një profil disi më të ulët në publik.
Janë të shumtë skeptikët, të cilët mendojnë besoj dhe e shprehin se nuk ka një divorc real Meta- Kryemadhi, duke aluduar për “gjetje” juridike në prag të zhvillimeve të mundshme që lidhen me SPAK për pasurinë e akumuluar të çiftit.
Në fakt, nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet sociale, duket se skeptikët kanë të drejtë. Hapi i parë i një ndarje të mundshme, përgjithësisht janë rrjetet sociale. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, vazhdojnë të ndiqen, të paktën në rrjetin social Facebook.
Ish- presidenti Meta ndjek 12 persona, në krye të cilëve është pikërisht Monika Kryemadhi. Ndërkohë, Monika Kryemadhi ndjek vetëm 7 persona, në krye të të cilëve është pikërisht Ilir Meta.
Ndoshta stafet respektive nuk kanë qenë kaq të kujdesshëm për të shkëputur edhe lidhjet virtuale Meta- Kryemadhi. Mbase, çifti i njohur përcjell mesazhin që prishja e marrëdhënieve familjare është gjë tjetër, ato politike tjetër gjë. Ilir Meta është president i Partisë së Lirisë, ndërsa Monika Kryemadhi është deputete e kësaj force politike.