Një incident ka ndodhur pak minuta më parë gjatë homazheve të 21 janarit 2011. Sipas informacioneve mësohet se një person ende i pa identifikuar ka hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe ka tentuar që ti afrohet atij. Më tej shtohet se ai është ndaluar nga Garda e Republikës dhe më pas është shoqëruar nga Policia në Komisariat.