Siç ishte paralajmëruar, sot në Pikën Kufitare Hani i Hotit, nga ana e IPA -Skodrini Region në vazhdim të veprimtarive të organizuara nga IPA – Seksioni i Shqipërisë, u bë dhurimi i një sasie maskash për punonjësit e policisë së DVKM- së Shkodër dhe Policisë Kufitare CENTER Podgoricë. Ky donacion u bë i mundur falë kujdesit të veçantë të Konsullit të Nderit të Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza dhe kontributit të Kompanisë Kimay Madish.
Ky donacion është përgatitur në mënyrë të veçantë për Pikën Kufitare të Hanit të Hotit të Republikës së Shqipërisë dhe Bozhaj të Republikës së Malit të Zi për faktin se punonjësit e këtyre Pikave Kufitare janë në vijën e parë të ekspozimit ndaj infeksionit Covid 19. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i IPA Albania Skender Doda, Drejtori i DVKM Shkodër Krenar Muca, Zv. Presidenti IPA – Albania Ardian Zaganjori si dhe Kryetarja e IPA Skodrini Edra Beci.
Nga pala malazeze morën pjesë Presidenti i IPA Mali i Zi Vojislav Dragovic, Shefi i Stacionit të PKK Hani Hotit Aleksandër Sekuliq. Në fund nga ana e Konsullit të Nderit Zoti Gjergj Leqejza u bë shpërndarja e donacionit të maskave Servo per Amikeco. /ShkodraWeb Media/