Ramadan Likaj është pjesë e listës së PD- së për Qarkun e Shkodrës. Ish- kryebashkiaku i Koplikut dhe një nga figurat e njohura të Malësisë së Madhe, është prezantuar sot zyrtarisht para strukturave të PD- së M.Madhe. Prezantimi është bërë nga drejtuesi politik i fushatës së PD- së për Qarkun Shkodër Helidon Bushati, në prani të kryetarit të PD- së M.Madhe Anton Kokaj dhe drejtuesve të tjerë demokrat vendorë.
“Në Malësi të Madhe, gjatë prezantimit të Ramadan Likaj. Frymës popullore dhe thirrjes jetike për ndryshim, do t’i përgjigjet edhe Malësia e Madhe, me një rezultat historik.
Entuziazmi është kudo, fitorja e shqiptarëve ndaj një regjimi po afron. Ramadani do të jetë zëri i zonës së Malësisë së Madhe në Parlament. 25 Prilli do të jetë dita kur Qarku i Shkodrës i jep tonin që duhet fitores historike!”, thuhet në një publikim në rrjete sociale të Helidon Bushatit.