Ashtu siç ishte njoftuar, një përfaqësi e Unioni Mbarëkombëtar të ish- të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, kryesuar nga Besim Ndregjoni, janë takuar me Papa Françekun në Vatikan, në një audiencë të përgjithshme të Atit të Shenjtë.
Delegacioni, pjesë e të cilit ishte edhe ish- kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, i ka bërë dy dhurata të veçanta Atit të Shenjtë. Një nga ish- të persekutuarit, pjesëmarrës në Revoltën e Spaçit, i ka dorëzuar Papa Françeskut hartën e burgjeve dhe kampeve të nëdrtuara nga diktatura komuniste në Shqipëri.
Po ashtu, Atit të Shenjtë i është dorëzuar edhe një dokument tjetër. Bëhet fjalë për letrën e ish- kryeministrit komunist Mehmet Shehu, i cili kërkonte shkëputjen e Kishës Katolike Shqiptare nga Vatikani, kërkesë që siç dihet u refuzua në atë kohë.
Në audiencën e përgjithshme të dhënë nga Papa Françesku, kanë qenë të pranishëm shumë shqiptarë, qoftë të organizuar apo edhe si individë. Përfaqësia e ish- të përsekutuarve politikë, me të burgosur dhe pjesëmarrës të Revoltës së Spaçit, u mundëua me ndërmjetësimin e arqipeshkvit të Shkodrës imzot Angelo Massafra.
Përfaqësia ishte nga 8 persona, 6 pjesëmarrës të Revoltës së Spaçit dhe të burgosur në kamin famëkeq, kryetari Besim Ndregjoni dhe ish- kryebashkiaku i Shkodrës Lorenc Luka. /ShkodraWeb/