Senida Mesi ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin profesional. Ish- zëvendëskryeministrja dhe ish- deputetja e Shkodrës, ka njoftuar angazhimin e saj më të ri, përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.
“E zgjedhur nga Komisioni Europian, Bruksel, nga sot jam pjesë e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë (HLEG) për Rritjen e Financave të Qëndrueshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfaqësuar UNSDSN në Ballkanin Perëndimor UN Sustainable Development Solutions Network.
Takimet do të ndiqen dhe koordinohen nga 2 drejtori në Komisionin Europian DGNEAR dhe DGINPA. Diskutimet dhe propozimet e këtij grupi do të jenë veprime konkrete për të përshpejtuar fluksin e kapitalit privat ndërkombëtar dhe vendas drejt investimeve të qëndrueshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që promovojnë rritjen e gjelbër dhe gjithëpërfshirëse dhe kontribuojnë në një rimëkëmbje të shpejtë pas pandemisë, krijim vende pune, zhvillim kapital njerezor dhe aftësi të reja, përmirësim dhe harmonizim kornizë ligjore, taksonomi, ESG, sistem bankar dhe supervizimi, financimin e Gjelbër dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm SDGs.”, shkruan mes të tjerave Mesi.
Figurë e njohur për angazhimin e saj publik dhe profesional, Senida Mesi hyri zyrtarisht në politikë me zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër si përfaqësuese e PS- së.
Në vitin 2017, ajo u kandidua si deputete, pozicion që e mbajti deri në mund të legjislaturës së kaluar, në vitin 2021. Për dy vite, nga 2017 deri në 2019, ajo mbajti pozicionin e lartë si numri 2 i qeverisë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Rama. ShkodraWeb i uron suksse dhe punë të mbarë Senida Mesit në angazhimin e saj më të ri. /ShkodraWeb/