Valdete Bllaca është policja e cila dyshohet se ka kryer kr.i.min makabër sot në Gjilan, duke i marrë jetën prindërve, dy vëllezërve dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se V. Bllaca ishte pezulluar nga detyra si police që kishte mbajtur më herët për shkak të disa problemeve psiqike. Ajo kishte marrë detyrë të re pas pezullimit si staf civi dhe ishte kthyer në punë në një pozitë të re, si pjesë e stafit civil. Duke e ditur se stafi civil nuk ka të drejtë të posedimit të ar.m.ës, e dyshuara nuk dihet ende se ku e ka marrë ar.m.ën me të cilën ka kryer kr.i.min.
Një incident ka ndodhur në Gjilan të Kosovës, ndërsa është konsumuar një vr.a.sje e shumëfishtë. Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan. Policia e Gjilanit e ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me ar.m.ë zjarri dhe të vr.a.rë.
Sakaq, bëhet e ditur se një police femër ka vr.a.rë disa persona. Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktimat janë anëtarë të një familje. Më pas autorja ka vr.a.rë edhe veten. Paraprakisht, dyshohet se punonjësja e policisë së Kosovës ka shuar familjen: Prindërit, dy vëllezërit për “t’ia hequr edhe vetes” në fund.
Komunikata e plotë e policisë së Kosovës:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Kr.i.me të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vr.a.rë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvr.a.sje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me ar.m.ë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvr.a.sje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipe mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vd.e.kjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.