Eshtë publikuar fotoja e Sokol Çelajt 60 vjeç nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili ka mbetur i vdekur pas një atentati pak metra larg shtëpisë së tij mbrëmjen e djeshme. Mësohet se, ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre.
Viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej 25 vitesh. Mësohet se 60-vjeçarit i është zënë pritë në afërsi të banesës së tij. Sapo është futur në një rrugë të pa asfaltuar, një person i ka dalë para dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Nga plumbat mbeti i plagosur Sokol Çelaj për të ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Shkodrës, ndërsa në makinë me të ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila ka treguar se atentatori po i priste i fshehur në zonën e pyllëzuar.