Personi që shihni në foton e mëposhtme është 19-vjeçari, Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua për vdekje të dielën e 18 shtatorit, teksa po konsumonte një kafe në ambientet e një lokali në Shkodër.
I riu u qëllua nga persona të maskuar me breshëri plumbash teksa ndodhej në ambientet e një bari në bulevardin “Bujar Bishanaku”.
Në vendngjarje janë rreth 30 gëzhoja pistolet ndërkohë që një motoçikletë dhe armë e krimit u gjetën të djegura në lagjen “Guerrile” të qytetit.
Autorët të cilët dyshohet se janë më shumë se një, mundën të largoheshin me motoçikletë në një rrugë dytësore përpara se motomjeti të gjendej i djegur.
Mësohet se pak përpara se të ndodhte atentati, babai i 19-vjeçarit e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe
Grupi hetimor dhe policia po vijon hetimet dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.