Qentë endacakë vijojnë të jenë problematikë në shumë zona të Shkodrës. Në redaksinë e ShkodraWeb ka mbërritur një mesazh, ku trajtohet shqetësimi i banorëve në lagjen Rus të Shkodrës.
“Pershendetje. Ne lagjen Rus eshte nje shqetesim i madh prania e qenve te rruges. Cdo dite sulmojne kalimtare ose persona me biçiklete dhe per ne eshte shume e veshtire levizja sidomos pasdite ose ne darke ku ka dhe me pak levizje makinash. Jane grup qenjsh te eger qe versulen gjyshave tone por dhe ne. Kemi shpreh dhe shqetesim ne Bashki por nuk eshte marre asnje mase.”, thuhet në mesazhin e dërguar në ShkodraWeb.
Mesazhdëguesi, e ka shoqëruar informacionin e tij edhe me disa foto ku shihen qentë e rrugës në qarkullim në këtë zonë. Problemi i qenve endacakë është trajtuar shpesh, teksa kemi evidentuar raste të sjellje së tyre nga bashki e zona të tjera, duke rritur numrin e atyre në qarkullim. Edhe pse Bashkia Shkodër ka ngritur një shtëpizë për qentë endacakë, është shumë e vështirë të përballohet fluksi i tyre, sidomos kur sillen nga qytete të tjera e lëshohen në hyrjet e qytetit.