Partia Demokratike Shkodër vazhdon punën pa ndërprerje. Në terren tashmë prej shumë ditësh, janë të rinjtë e FRPD- së, ndërsa drejtuesi politik i fushatës për Qarkun Shkodër Helidon Bushati, vijon takimet me strukturat. Ditën e sotme, Bushati ka bërë me dije edhe hapjen e zyrave të shtabit qendrot të fushatës së PD- së për Qarkun Shkodër. Një një postim në faqen e tij në Facebook, Helidon Bushati shkruan:
“Zyrat qëndrore të shtabit elektoral për Qarkun Shkodër. Ju presim çdo ditë, për të ndarë me ne shqetësimet dhe problematikat tuaja. Prioriteti ynë jeni Ju, çdo banorë i Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit.
Miqësisht, Helidon Bushati.
Adresa: Ngjitur me Rradio Shkodrën, sipër bankës Fibank.”, shkruan Helidon Bushati në postimin e tij. Mesa duket, PD Shkodër ka ndezur “motorët” fuqishëm, teksa tashmë po artikulohet përherë e më shpesh si objektiv marrja e 7 mandave nga 11 që ka qarku Shkodër në zgjedhjet e 25 Prillit. /ShkodraWeb Media/