Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe eksperti i Shëndetësisë pranë PD-së Gazmend Koduzi kanë zhvilluar debat në lidhje me pacientët që kanë ndërruar jetë për shkak të korona virusit.
Në lidhje me humbjen e jetës të Nehat Kullës gjatë ditës së sotme, Brataj deklaroi se shkak ka qenë pikërisht korona virusi.
Skënder Brataj: Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdékùr me të tjera sëmundje dhe ata me korona virus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdékjès.
Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdés nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia.
Gazmend Koduzi: Nëse dikush vdés tek Spitali Infektiv, se personi ka vdékúr nga korona virusi.
Skënder Brataj: Vdékjà e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të korona virusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdékjèn e tij ka qenë pikërisht Covid-19.
Gazmend Koduzi: Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, kurse sot në mëngjes organizmi i tij ka qenë me probleme të shtuara.