Në Bashkinë e Lezhës u bë sot konstituimi i Këshillit Bashkiak, që pasohet nga betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Në një postim në rrjetet sociale, pas ceremonisë, Pjerin Ndreu ka edhe një mesazh:
“Sot, ne Konstituimin e Keshillit te Bashkise Lezhe ?? dhe Betimin si Kryetar i Bashkise. Dite me peshe te madhe dhe pergjegjesi te medha qe vijne nga nje pune po aq e madhe nga njerez te cilet gjej rastin ti falenderoj sot. Qytetareve te mrekullueshem te Lezhes u detyrohemi ate cka ata vertete meritojne, pune, respekt dhe perkushtim, t’gjithe bashke do ja dalim. Skeptikeve do u pergjigjemi me pune, kundershtareve politike me pune dhe besimin e qytetareve do ju a kthejme me pune.
Me Besoni, pas kater vitesh do kemi nje realitet tjeter ne Bashkine tone, dhe do e bejme me pune. Nje epoke e re per Lezhen sapo ka nisur! Faleminderit ? P.Ndreu”.
Pjesëmarrës në ceremoni është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga deputetet Lindita Nikolla dhe Ardjana Jaku. Ceremonisë i është bashkuar edhe Talat Xhaferri, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Në Bashkinë e Lezhës nuk kishte “rezistencë”, pasi ditën e djeshme, në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tij 30 qershori ishte një farsë.