Banorët e Hotit në M. Madhe kanë mikpritur kandidatin për deputet të PS- së Paulin Sterkaj, i shoqëruar nga kryebashkiaku Tonin Marina. Gjatë bashkëbisedimit, banorët kanë vlerësuar punën e bërë deri tani, ndërsa kanë kërkuar vazhdimin e investimeve në infrastrukturën rrugore, ndërtimin e ujësjellësit, investime në rrjetin e energjisë elektrike, mbështetje për punësimin e të rinjve.
Kryebashkiaku Marina ka thënë se kërkesat e banorëve do të plotësohen, teksa kandidat Paulin Sterkaj ka thënë se kërkon votën për punën e investimet e bëra në këto vite në M.Madhe dhe në Hot specifikisht, por edhe për të tjerat që do të realizohen gjatë mandatit të ri 4 vjeçar.
Duke folur për kandidatin e PD- së në M.Madhe, Ramadan Lika, Sterkaj ka thënë se do të ishte mirë të ishin dy malësorë në Kuvendin e ri. Ai premtoi bashkëpunim të ngushtë për të mirën dhe progresin e trevës.