Shkruan në Facebook Helidon Bushati, drejtues i fushatës së PD- së për Qarkun e Shkodrës: Në Anën e Malit aty ku braktisja shtetërore merr formë dhe jetë.
Familjet Kraja dhe Meti, edhe pse mes vështirësive, nuk janë dorëzuar. Kanë humbur shpresën nga qeverisja e sotme, por mbajne të ndezur shpresën për ndryshim.
Kjo më jep shpresë, por edhe motivim. Motivim të trokas kudo. Të bisedoj me secilin prej jush. Të bëhemi bashkë ndaj të keqës që kemi përballë.
Nuk jam ai që premtoj genjeshtra që as me shkop magjik nuk realizohen, por nëse fitoj besimin tuaj, garantoj që do të jem në krahin tuaj.