Ish- zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka hyrë në javën e dytë të izolimit pasi është infektuar me koronavirus. Me anë të një reagimi publik, deputetja e Shkodrës Senid Mesi thotë se ka qenë në gjendje kritike dhe ka përjetuar ditë të vështira në familje, por mjekët i kanë thënë se e kanë kaluar
Ndërkohë shprehet se do të duhet ende kohë që të rikuperohen plotësisht, por ka besim se do ia dalë të fitojë këtë sfidë.
PUBLIKIMI I SENIDA MESIT NË FACEBOOK
Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e parë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19. Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike.
Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide. Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë meje dhe Artanit.