Kantautori Luiz Ejlli prej disa kohësh është perqendruar në evidentimin e problemeve të shoqërisë shqiptare ose në publikimin e atyre që quhen thënie filozofike. Por njëkohësisht, ata që e kanë mik në rrjetet sociale, mund të konstatojnë edhe humorin e tij të spikatur dhe batutën e momentit. Një gërshëtim mes të dyjave duket se është edhe një nga postimet e Ejllit, të cilin domosdoshmërisht mediat duan ta lidhin me të kaluarën e Luizit, e sidomos me historinë e vajzës së ish- kryeparlamentares Topalli. “Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur të gjesh Wifi në Gjirokastër pa password,”, shkruan Luizi. Kaq ka mjaftuar që disa media të fantazojnë dhe për ndonjë klikim më shumë, i kthehen historisë që përmendëm më sipër. Po a nuk mund të konsiderohet thjesht si një batutë e ndërtuar bukur nga Ejlli, papatur nevojë të fantazojmë, si gjithmonë…? /ShkodraWeb/