Kërcënohet gazetari Artan Hoxha. Në emisionin Opinion ai prej kohësh ka denoncuar kri.m.in e lidhur me politikën. Këtë të enjte shefi i qeverisë ishte në emision, ndërsa gazetari i njohur i aktualitetit kishte marrë disa mesazhe. Po ashtu gazetarit i janë dërguar dhe disa foto nga jeta e tij e përditshme që tregojnë se ai ndiqet “këmba-këmbës”.
Artan Hoxha: Kr.i.mi i organizuar sot është ai që kë marrë kufomën në 17 Janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është kr.i.mi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Eduadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu. Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një kr.i.m i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë kr.i.mi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme.