Në zbatim të një ndër prioriteteve, bazuar dhe në informacionet e siguruara se dy shtetas dispononin një sasi lëndë na.rkotike gati për ta shitur, specialistët e Seksionit për Hetimin e Na.rkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të “Zheja”.
Si rezultat i këtij aksioni u vunë në pranga në flagrancë shtetasit:
J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. (K.) Rr, u gjetën në cilësinë e provës materiale:
Një ar.më zjarri tip kallashnikov, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg lëndë na.rkotike, e dyshuar can.nabis sa.tiva. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkonin treg për të shitur lëndën na.rkotike.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar.mëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ar.mëve të gjahut dhe sportive”, në ngarkim të J. Rr. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve ”, kryer në bashkëpunim, për shtetasin E. Rr. /Njoftim i Policisë së Shtetit/