Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. “Sëmundja” që po shfaqet mbledhjet e fundit, vazhdon: Mungesë kuorumi nga antarët! Edhe mbledhja e sotme, e parashikuar të nisë në orën 17:00, ka nisur rreth orës 18:20. Shkak, mungesa e antarëve për të bërë numrin minimal të pjesëmarrësve, 26.
Shqetësimi për këto vonesa, është ngritur edhe nga këshilltarë të ndryshëm. Arbis Vjerdha i ka kërkuar kryetares Brisela Kadija, t’i shpjegojë qytetarëve se pse nuk arrihet kuorumi, kur PS-ja e vetme ka 38 antarë. Në të njëjtën linjë ishte edhe këshilltari tjetër Gjekë Sokoli. Ai madje ka qenë më i ashpër në fjalën e tij.
“Nuk na ka sjellë njeri me zor në këtë sallë. Përfaqësojmë komunitete dhe duhet të japim llogari. Kemi ardhur në këtë këshill me 6% të votave dhe jemi sot në 3%”, ka sjellë në vëmendje Sokoli.
Vlet të theksohet se në sallë, edhe këtë herë, ishte numri minimal i mundshëm i këshilltarëve për të nisur mbledhja, vetëm 26 nga 51 gjithsej. Në mbledhje janë miratuar vetëm 6 pika të rendit të ditës, më e rëndësishmja ajo e fondit 6% të Ndihmës Ekonomike. Pikat e tjera, janë shtyrë për mbledhjen e rradhës me datë 29 korrik. Kjo, pas kerkesës së kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila nuk e ka patur të mundur të jetë e pranishme, meqenëse diskutohej për çeshtje që lidhen me buxhetin.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Kadija ka njoftuar datën e mbledhjes, por pa saktësuar orën. Kjo, pasi edhe kur mbledhjet janë zhvilluar paradite, siç edhe sot pasdite, ka patur probleme me kuorumin. Tashmë impenjimeve të zakonshme me punën e përditshme, aty ku janë të punësuar, i shtohet edhe sezoni i pushimeve. Sapër statistikë, pas rreth 1 ore e 20 minuta mritje për të filluar, mbledhja e Këshillit Bashkiak ka zgjatur…20 minuta. /ShkodraWeb Media/