Keshilli Kombetar i Territorit ka miratuar Planin Vendor te Bashkise Shkoder. Lajmi eshte bere publik nga Bashkia Shkoder ne faqen e saj ne Facebook. Ne shenimin e bere thuhet: “Bashkia Shkoder, sot ka dokumentin themelor te zhvillimit. Një tjetër premtim i mbajtur për banorët e Shkodrës!
Këshilli Kombëtar i Territorit i ka hapur dritën jeshile të këtij plani vendor të Bashkisë Shkodër.
Shkodra ka tashmë “kushtetutën” e zhvillimit. Me asnjë kundërshtim, KKT miraton këtë plan, një arritje historike për çdo banor të Bashkisë Shkodër, nga Thethi në Velipojë. Një hap i madh për zhvillimin e Shkodrës, zhvillimin e potencialeve, resurseve dhe territorit tonë të përbashkët.”. /ShkodraWeb/