Tonin Marina ka nisur zyrtarisht mandatin e tretë radhazi si kryebashkiak i Malësisë së Madhe. Ditën e sotme, është kryer konstituimi i Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe, rrjedhimisht edhe betimi i kryebashkiakut Marinaj i rikonfirmuar me 14 maj.
Mbledhja e parë e këshillit bashkiak është zhvilluar në praninë e ministres Spiropali, deputetëve Sterkaj dhe Çeliku, prefektes Angoni dhe të ftuarve të tjerë në këtë ceremoni.
Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, është vijuar me zgjedhjen e drejtuesve të tij- Ilir Halaj, kryetar; Mark Luli dhe Sadete Haxhija, nënkryetarë; përfaqësuesve të Malësisë së Madhe në Këshillin e Qarkut Shkodër si dhe me shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të Tonin Marinaj të fituar me 14 maj 2023, pasuar me betimin e tij solemn.
Nga viti 2015, Tonin Marinaj është zgjedhur 3 herë radhazi, duke arritur maksimumin e mandateve që lejohen në qeverisjen vendore, një rekord në vete për Malësinë e Madhe nga viti 1990 e këtej.