Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka nisur punimet nën drejtimin e këshilltarit më të vjetër në moshë, Hilmi Lakti. Pas një fjale të shkurtër përshëndetëse, Lakti ka ftuar këshilltarët të zgjedhin komisionin e verifikimit të mandateve.
Komisioni i përbërë nga tre këshilltarë, përfaqësues të PS, PSD dhe “Bashkë Fitojmë” ka bërë verifikimet e duhura nga ku ke rezultuar se mandatet ishin fituar në përputhje me ligjin.
<
Në vazhdim, këshilltarët e pranishëm kanë miratuar nominalisht emrat e këshilltarëve, të cilët morën zyrtarisht detyrën për 4 vitet. Proceduralisht, është bërë edhe betimi i 49 këshilltarëve të pranishëm, teksa 2 munguan në mbledhjen e parë.