Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: 2 prilli 1991 ishte dita që u tregoi të gjithëve që totalitarizmi nuk largohet vetë, atë e mposhtin njerëzit. Shkodra ia dëshmoi këtë gjithë Shqipërisë, fatkeqësisht edhe me jetën e katër bijve të saj.
Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak e drejtues në institucionin tonë vendosëm sot kurora në Memoralin kushtuar Dëshmorëve të Demokracisë, si dhe patëm nderin të prisnim në zyrën time familjen Bishanaku.
Mirënjohje e respekt për katër dëshmorët, familjarët e tyre dhe gjithë nxënësit, studentët e qytetarët që nga Shkodra nisën rrugën e lirisë!