Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëprita në zyrë Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytarin dhe mendimtarin islam nga Damasku, Dr. Salahudin Keftaro.
Zhvilluam një bisedë miqësore rreth vlerave dhe besimit islam, harmoninë fetare që Shkodra e ka në themel të ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj, si edhe mbi zhvillimin e Shkodrës si qendër rajonale.