Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë private ne qytetin e Shkodrës. Ai ka ardhur nga Madridi direkt në Shkodër.
Mësohet se nën shoqërimin e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, kreu i qeverisë bëri një ecje në pedonale deri tek kinema Millenium, e cila është në rikonstruksion e sipër, ndërsa e vizitoi nga afër.
Në vazhdim, ai ka ndjekur spektaklin e dritave dhe ngjyrave në ndërtesën e Bashkisë së Shkodrës, për të marrë pjesë më pas në një koncert në hollin e saj. Rama do të qëndrojë në Shkodër sonte, ndërsa do të kthehet drejt Tiranës nesër (të dielën).
Kryeministri po merr pjesë edhe ne kremtimet e karnavaleve përpara bashkisë ndërsa ndodhet nën praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij.