Një aksident automobilistik me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë këtë padite. Makina me të cilën lëvizte një çift ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur Selisht në Mallakastër. Mësohet se drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari M. Muçaj është plagosur rëndë, ndërsa partnerja e tij ka marrë plagë më të lehta.
Makina tip “Skoda” vinte nga Greqia me destinacion Tiranën, ku banon edhe çifti.
Në një moment, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë anë asfaltit të autostradës. Dyshohet se lodhja dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit të ketë ndikuar në aksident.
Burime mjekësore nga spitali i Fierit, ku u transportua çifti pas incidentit, thanë se gjendja shëndetësorë e 31-vjeçarit paraqitet e rende si pasojë e disa frakturave të marra në disa pjesë të trupit, ndërsa e fejuara e tij ka marrë plagë të lehta.