Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ben apel per gjithe konsumatoret te mos blejne nje produkt te fundit me rrezikshmeri te larte. “Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.”, njofton ISHMT, ne faqen e saj zyrtare. Behet fjale per kete pjate porcelani qe shihni ne foto, e cila nuk duhet te perdoret.
“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”-thuhet në njoftimin e institucionit.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm
Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain
Numri i artikullit: DFB-075
Numri i LOT: 16HKF7
Pamja e jashtme e produktit: 19 cm Ø
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0470095000030