Mbrëmjen e sotme janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet të lartë në zonën veri-lindore. Reshjet e dëborës kanë arritur në 5 cm në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit, ndërsa 5 borëpastruese po punojnë për të mbajtur rrugën të hapur.
Edhe pse rruga është e kalueshme, drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes pasi ka edhe prani mjegulle, çka e vështirëson akoma më shumë qarkullimin.