Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në një parking në Aachen të Gjermanisë të shtunën. Viktima është identifikuar si Jetmira Beka, ndërsa nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë.
Autori i dyshuar i vrasjes është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së shtunës. 37-vjeçari raportohet se ka vrarë ish-gruan e tij rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës (20 maj).
Ish-bashkëshorti goditi me thikë Jetmira Bekën dhe plagët e marra kanë qenë fatale për jetën e saj. Çifti mësohet se ishin nga Mitrovica.