Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, për pasoje ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza. Raportohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja.
Bëhet me dije se 33-vjeçari është gjetur i vrarë jashtë automjetit të tij. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet të jetë konflikt i çastit. Forca të shumta policie kane shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur vrasjen.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.