Mehdi Kavaja rreth 60 vjec eshte gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne lagjen Tophane te Shkodres ku ai bente riparime bravash te automjeteve.
Fillimisht u mendua se vdekja ka qene per shkaqe natyrale, por pas hetimit te kryer nga ana e policise dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij. Ku eshte konstatur nje vrime ne koke dhe pas autopsise eshte gjetur edhe nje plumb brenda.
Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.
Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend. /Nga Senad NIKSHIQI/