Nje nga surprizat e kandidaturave per zgjedhjet vendore te 30 qershorit eshte nje emer jo pak i njohur, aktori Erion Isai. Kryesia e PS-se ka zyrtarizuar emrin e tij si kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës.
Isai, do te garoje keshtu per kreun e kesaj bashkie ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit. Ai u be i njohur per publikun me rolet e tij ne “Portokalli” e më pas me largimin prej ketij speklakti te humorit u shfaq ne “TV Klan”.
Nuk kaloi pa zhurme emerimi i tij ne si Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Detyre qe e mban qe prej majit të vitit 2018 me Vendim të Këshillit të Ministrave.