Xhafer Osmani nga Kosova është gjetur dje i djegur me gjithë automjetin e tij në Fushë Krujë. Policia po zhvillon hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që shumë pikëpyetje shoqërojnë vdekjen e tij.
Mjeti u gjet i djegur dje në afërsi të Borizanës dhe brenda tij edhe pronari nga Kosova.
Burime zyrtare nga policia thanë se ka dyshime qe Osmani hyri në Fushë-Krujë dje rreth orës 10:00, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta mjeti është gjetur i djegur.
Policia ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar për ngjarjen. Po ashtu po hetohet itinerari i lëvizjes së mjetit. ShkodraWeb sjell foton e viktimës, e cila mund të ndihmojë edhe policinë përmes dëshmive për zbardhjen e ngjarjes.