Kastriot Reçi, pronari i MPlus Televizion në Lezhë që humbi jetën në pritë sot në Rreshen, është vëllai i Gaspër Reçi. Në prill të vitit 2017, mediat italiane njoftuar se Gaspër Reçi nga Rresheni në Shqipëri, humbi jetën në Romë, teksa në shtëpi e prisnin gruaja dhe fëmijët. Katër të shtëna me pistoletë, nga një distancë e afërt, dy në këmbë dhe 2 në kokë, i kanë marrë jetën menjëherë 43-vjeçarit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Tor Vergata” të kryeqytetit italian dhe sipas Policisë lokale, dyshohet të jetë një vr.asje e mirorganizuar dhe e studiuar më parë nga autorët.
Viktima, para se të shenjestrohej për vd.ekje, ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt shtëpisë së tij, ndërsa një automjet tip “Smart” e ka ndjekur pas deri pranë banesës. Makina i është afruar dhe autorët e kanë thirrur para se ta që.llonin. Në momentin që Gaspër Reçi ka ndaluar dhe është kthyer përballë personave që ndodheshin në “Smart”, është që.lluar me ar.më zjarri, raportonin atë kohë mediat italiane. Në momentin që mjekët kanë mbërritur me ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë, nuk kanë mundur të bënin asgjë, pasi ai nuk kishte shenja jete. Ka qenë vajza e viktimës që ka lajmëruar Policinë, pasi ka dëgjuar të shtënat kur po priste të atin që të kthehej në shtëpi.
Nga hetimet paraprake në atë kohë, nisur edhe nga verifikimet e të shkuarës së 43- vjeçarit Gaspër Reçi, Policia italiane deklaroi për mediat se viktima rezulton të ketë pasur precedentë të mëparshëm që lidhen me na.rkotikët.
Paraditen e sotme, edhe vëllai i Gasperit, Kastriot Reçi, ra në pritë duke humbur jetën por në vendlindjen e tij në Rreshen.