Gruaja që shihni në foto është 40-vjeçarja nga Tropoja, që u vra mizorisht mbrëmjen e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj, bashkë me vajzën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës. Valbonë Marku Nrecaj, u vra dje në mbrëmje me një breshëri kallashnikovi, bashkë me vajzën 9-vjeçare, ndërsa për krimin u arrestua Pjetër Nrecaj. Siç raportojnë mediat kosovare, viktima dhe autori i dyshuar ishin ndarë, ndërsa nga kjo martesë kishin 6 fëmijë.
Valbona, nga Tropoja, ishte zhvendosur në Gjakovë pas lufte. Mësohet se shkak i ndarjes së çiftit ishte bërë dhuna që Pjetri ushtronte nga Valbonës, ndërsa ajo një ditë kishte vendosur të largohej në shtëpinë e familjes së saj. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa autori i krimit u arrestua nga policia.