Shkodra është akoma e tronditur nga ngjarja e të hënës në mbrëmje në Velipojë, ku humbën jetën nga armët e zjarrit dy të rinj. Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, janë arrestuar si bashkëpunëtorë Mario Pali dhe Zyber Zagradi.
Mediat kanë arritur të sigurojë foto e dy viktimave, Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës i Ersildit) por edhe të dy vëllezërve Frroku që tashmë janë në kërkim nga policia.