Dita e sotme eshte shume e dhimbshme per fisin Tahiri nga Gruemira e Malesise se Madhe. Kane hapur dyert e mortit per dy vogelushet 13 dhe 15 vjecar qe u mbyten ne liqenin e Shkodres. Familjare dhe te aferm, miq e te njohur shprehin ngushllimet e tyre per humbjen e rende.
Ervisi dhe Sabjani bashke me 5 te tjere, kishin marre nje varke per te shetitur ne liqen. Pasi kane shkuar ne nje thellesi te madhe, ata jane hedhur te lahen. Ne ate moment, varka ka nisur te largohet. 5 nga personat, jane kane dal qe me not ta arrijne dhe te hipin. Nderkohe, Njeri nga djemte qe u mbyten mbeti pas dhe kusheriri i tij u afrua per ta ndihmuar. Por fatkeqesisht, te dy humben jeten ne liqen.
Jane dy jete te nderprera akoma pa nisur, ato te Ervisit dhe te Sabjanit. Lene pas dhimbje dhe hidherim shume te madh tek familjaret, te afermit por edhe ata qe kane mesuar permes mediave lajmin e kobshem. ShkodraWeb u shpreh ngushellime familjareve dhe te afermeve. /ShkodraWeb/