Permasat e ngjarjes qe tronditi mengjesin e sotem “qytetin e gurte”, thellohen. Ne themel te ngjarjes eshte nje konflikt per pronen, nje kopesh apo bahce. Sipas gjasave, konflikti verbal ishte shfaqur me heret, por sot ne mengjes ka kulmuar me vrasjen e bashkeshorteve Aferdita dhe Leko Kosta. Autori, i aferm i tyre, Apostol Kosta, pasi ka pare masakren qe ka bere, me te njejten arme qe vrau ciftin, ka tentuar ti jape fund edhe jetes se tij. Ai eshte derguar me urgjence ne spital dhe eshte ne gjendje te rende per jeten. Aferdita dhe Leko Kosta jane nje cift i njohur dhe i respektuar ne Gjirokaster. Ata jane muzikante dhe kane marre pjese ne shume festa te organizuara. /ShkodraWeb/