Kdnidati për kryebashkiak i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, vijon takimet me banorët në njësitë administrative të bashkisë që udhëheq prej dy mandatesh radhazi.
Pritja që i rezervohet Marinajt është masive dhe mjaft entuziaste, gjë që konstatohet edhe nga publikimet në rrjetet sociale që vetë ai shpërndan për këto takime, raporton ShkodraWeb.
“Në Hot morëm një zotim solemn për mbështetjen më të madhe që na është dhënë ndonjëherë! Ky komunitet i mrekullueshëm është unifikuar, me qëndrimin e tyre përkrah zhvillimit dhe alternativës tonë.”, shkruan Marinaj.
Tonin Marinaj është kryebashkiak i Malësisë së Madhe nga viti 2015 dhe me gjasë, do të marrë edhe një mandat tjetër me 14 maj 2023 për të vijuar projektet që ai ka nisur për këtë trevë të Shqipërisë së Veriut. Në takim ka qenë i pranishëm edhe deputeti Paulin Sterkaj.