Landfilli i Bushatit ul traun për depozitimin e mbetjeve urbane nga Bashkia Shkodër. 2 mjete të pastrimit të Bashkisë Shkodër para dyerve të lanfillit nuk lejohet depozitimi i mbetjeve.
Landfilli i bën presion firmave të pastrimit për firmosjen e kontratës së re me çmimin e rritur. Mjetet e tjera po kryejnë pastrimin në qytetin e Shkodrës dhe do nisen drejt landfillit të Bushatit.
Një ditë më parë, u bë i njohur fakti se Ndërkomunale Bushat sha që administron këtë landfill, rriti tarifën për depozitimin e mbetjeve nga 863 lekë për ton në 1500 lekë për ton.